Policia e Korçës ka vënë në pranga një person i cili përmes veshjeve ka tentuar të fusë një sasi heroine për një të dënuar në burgun e Drenovës.
Sipas policisë, Lorenc Cuke ka dashur të hyjë në takim në burg për ti çuar ushqime të dënuarit Mondi Mingo.
Gjatë kontrollit, i është gjetur në rroba sasia e drogës, e cila është dërguar për ekspertim pasi dyshohet se është heroinë.
I përfshirë në këtë ngjarje mësohet se është edhe shtetasi Mondi Mingo. Të dy shtetasit janë proceduar dhe priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.
