Sheshi “Skënderbej” është gati për nisjen e fushatës së Partisë Socialiste që kërkon një mandat të tretë për të përfunduar punët e nisura.
Në shesh janë vendosur karriget për të pranishmit mbi disa platforma, teksa sfondi ku do të flasin kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të PS është menduar në nuancat e blusë. Sheshi do të rrethohet me gardh metalik gjatë kohës së aktivitetit, pasi pranë janë vendosur tashmë materialet.








