Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

OSHEE NË GATISHMËRI 24 ORË, ÇELA: PLAN MASASH PËR FESTAT

10:14 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BeFunky collage 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania OSHEE ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve të festave qe ne fillim te muajit Dhjetor. Sipas udhëzimit të Administratorit të OSHEE, z. Adrian Çela, për sigurimin e furnizimit me energji elektrike janë angazhuar në terren brigada pune me punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend.
Gjatë një dalje për mediat, Administratori i OSHEE u shpreh se strukturat e kompanisë do të zbatojnë planin e masave që aplikohet në cdo periudhë kur pritet fluks ngarkese në rrjet, siç është sezoni veror.
Në të gjitha rajonet e vendit janë vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit për të raportuar çdo defekt që do të ndodhë në zonat e tyre të banimit.
Po ashtu, drejtoritë rajonale të OSHEE janë pajisur me bazë materiale të domosdoshme si kabëll, izolatorë, përcjellës, të cilët do të shërbejnë për eliminimin sa më shpejt të çdo avarie që mund të ndodhë në rrjet.
“OSHEE ka përgatitur një skemë për përballimin e ngarkesës së rrjetit, gjatë ditëve të festave.
Kemi mbi 1500 punonjës në terren, të shpërndarë në grupe, çdo qytet ka publikuar hartat dhe numrat e emergjencës, që janë në shërbim 24 orë për qytetet të ndryshme të vendit.
Risi e këtij viti, është se që pas çdo telefonate që do të vijë nga qytetarët për raportim defekti, qytetari do të rimerret në telefon pasi t’i jetë zgjidhur problemi për konfirmim.
I pyetur nga mediat për situatën e krijuar në Korçë ku mesnatën e 25 dhjetorit u dogj një transformator i nënstacionit Korçë që furnizonte disa lagje të qytetit dhe rrethinat e saj, administratori tha:
“Defekti në Korçë është një ndër ato raste që ndodh një në shumë vite, por që arriti të riparohej në kohë reale nga punonjësite e OSHEE-së, pavarësisht temperaturave disa gradë nën zero.
Punonjësit tanë janë për tu përshëndetur, pasi është një nga ato defekte që kërkon mbi 48 orë punë dhe që është zgjidhur në kohë reale, por ata kanë punuar gjatë gjithë natës, pavarësisht temeperaturave të ulëta.
Tashmë qyteti i Korçës dhe fshatrat përreth do të furnizohen me energji elektrike normalisht”, u shpreh Administratori i OSHEE.

Burimi OSHEE
Anduena Sefgjini

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.