Prej një viti maska është bërë mëse e zakonshme në rutinën tonë të përditshme. Ky detaj nuk mund të shpëtonte pa rënë në sy tek politikanët të cilët kanë zgjedhur që ta shfrytëzojnë për fushatë elektorale.
Pas Jorida Tabakut, edhe Grida Duma ka vendosur që të prodhojë pasivisht maska për t’ia shpërndarë simpatizantëve të saj në zgjedhje.


