KPK ka shtyrë vendimin për drejtuesen e komanduar të prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Ajo doli para komisionit dy ditë më parë në procesin e vetingut.
KPK ka kryer hetim për Imerajn në të tre shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.
Sipas ILDKPKI, Imeraj ka deklatuar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje si dhe ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004, gjithashtu nuk kanë lindur dyshime për pasurinë e saj.
