Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit për të cilën tha se varet fuqia kushtetuese.
“E mira nuk ka fund dhe asnjëherë nuk është mjaft, por mjafton të kthejmë kokën pas, jo shumë larg në kohë veç disa vite më parë për të parë se çfarë hapash të mëdhenje e vendimtarë keni hedhur në afirmimin e identitetit shqiptar në atë Republikë dhe pse pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë”, u shpreh rama ndër të tjera.
Ai u kërkoi të regjistrohen në census. stat.gov.mk me krenari. “Në këtë adresë shkruani me krenari emrin tuaj, të babës dhe të nënës tuaj që ju lindën shqiptarë dhe që ju dhanë gjakun e gjuhën që ky regjstrim e mbron njësoj siç e mbron dhe vetë popullsinë shtetformuese shqiptare të Maqedonisë së Veriut”, vijoi ai.
