Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Asambleja Kombëtare e PS/ Rama: Shuplakës së studentëve i ktheva faqen tjetër, ne jemi mundësia e vetme për kërkesat e tyre

10:22 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1545988487 rama2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e studentëve nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS. Rama përsëriti se protesta e tyre disaditore në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit ishte një shuplakë për qeverinë.

Rama tha se shuplakës së studentëve i kishte kthyer faqen tjetër, por shtoi se kjo qeveri është mundësia e vetme për studentët. 

Përtej halleve nëpër plot familje, kushteve shpesh të rënda në konvikte, indeferencës dhe mosbesimit ndaj politikës, pjesa dërrmuese e atyre vajzave dhe djemve, edhe kur çirreshin para fytyrës sime, unë i mirëkuptoja. Ata shohin te ne sepse jemi e vetmja mundësi e tyre  politike. Një shuplakë për të gjithë ne, ndaj unë i ktheva faqen tjetër.

Edi Rama, Kryeministër

Ndër të tjera, Kryeministri Rama u shpreh se studentët kanë të gjithë të drejtën të protestojnë dhe se kanë të drejtë të jenë të acaruar sepse ata presin më shumë nga qeveria.

“U kam kthyer faqen tjetër sepse përvec formës dhe shfaqjes, ata kanë gjithë të drejtën të jenë të acaruar me ne, sepse nga ne presim shumë më tepër. Ndërsa nga të tjerët jo vetëm që nuk presin asgjë, por i kanë larguar tej vetes, i neverisin.”

Edi Rama, Kryeministër

Secili prej tyre në rrugën e Mninistrisë së Arsimit mund të ishtë fëmija im, i lindur pas komunizmit dhe i trazuar në cdo qelize të tij, tha Rama.

/Tirananews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/428673281005005/?notif_id=1545905092885432&notif_t=live_video

asambleja e ps Rama shuplake studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.