Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Një tjetër arrestim i bujshëm nga policia, vihet nën pranga biznesmeni i shumëpërfolur

12:25 / March 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1593154312 arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Adil Aliko, i njohur në Gjirokastër si një biznesmen, emri i të cilit ka dalë në dritë gjatë hetimeve për çështjen e korrupsionit, ku ishte i përfshirë dhe biznesmeni Henri Çili.

Sipas Fax, Aliko është ndaluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga blutë e Gjirokastrës, me urdhër të prokurorisë së rrethit.

Skema e përfshirjes në korrupsionin, për të cilin hetimet vijojnë ende

Sipas përgjimeve nga Prokuroria e Përmetit në 6 muaj hetime, ka rezultuar se Adil Aliko, komunikonte në telefon me Henri Çilin dhe pedagogun dhe juristin e UET-së, Ilir Korbi (i arrestuar), në përpjekje për t’i ndryshuar dënimin me burg dy djemve të tij, Arbion Aliko dënuar përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe Albanit dënuar me 17 vite e 6 muaj.

Këto ndërhyrje tek gjyqtarë dyshohet se janë bërë në këmbim të një sipërfaqeje toke në Gjirokastër dhe një shumë parash, që Adil Aliko ia ka dhuruar Çilit për ndihmën ndaj djemve (akuzë ende e paprovuar).

Kontratat e dhurimit të tokave janë kryer tek noterja Shpresa Gjocaj në Tiranë, gjithashtu e arrestuar më herët, me qëllim që Çili dhe pedagogu i tij Ilir Korbi, të nisnin punën për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.