Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dëshmor i Atdheut”, ku do të prehet Arjan Sala, kërkesa që kanë familjarët për shtetin

16:50 / March 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arjan Sala 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisma për shpalljen e Arjan Salës “Dëshmor i Atdheut” ende nuk ka marrë formë zyrtare, për shkak të pritjes së ekspertizës.

Ditën e shtunë kur është bërë edhe ceremonia mortore në familjen Sala, përfaqësues të qeverisë kanë mbërritur për t’u konsultuar me familjarët për të vendosur se ku do të prehet trupi i të ndjerit.

Familjarët nuk kanë pranuar që pa pasur një shkresë zyrtare për vlerësimin e aktit heroik të Arjan Salës, që të prehet në varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”.

Mësohet se është marrë vendimi prej tyre që të prehet pranë eshtrave të të afërmve.

Dyert e banesës së Fadil Salës, babait të Arjanit vijojnë qëndrojnë të hapura një ditë pas përcjelljes së njeriut të tyre të shtrenjtë, ku të njohur e të panjohur shkojnë për ngushëllime.

Kërkesa e vetme që ata kanë për shtetin, është që të tregojë vëmendje për djalin 2-vjeçar të Arjanit dhe bashkëshorten e tij.

Me Arjan Salën pasditen e të mërkurës kur ka shpërthyer zjarri në magazinë tek kthesa e Kamzës, ndodheshin edhe dy kolegë të tij si dhe djali i pronarit të biznesit.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar që 3 të tjerët kanë bërë përpjekje për t’u futur në magazinë, por kanë kthyer pas në momentin kur janë ndjerë keq nga tymi dhe flakët, ndërsa Arjani ka përparuar më në thellësi me një bombul që përdoret për shuarjen e flakëve në duar.

Mjeti në fjalë i është gjetur pranë trupit të pajetë në momentin kur është zbuluar pas pothuajse 3 ditë kërkimesh.

Personat që kanë qenë me Salën atë ditë përfshirë edhe djalin e pronarit të qendrës tregtare, janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre për ngjarjen, ndërsa kanë treguar se më përhapjen masive të flakëve janë kthyer pas duke humbur nga sytë 33-vjeçarin.

Arjan Sala ndihmoi për të nxjerrë nga kati nëntokë i godinës disa punonjës, por fatkeqësisht vetë nuk doli i gjallë prej godinës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.