Disa futbollistë kanë surprizuar kreun e PD Lulzim Basha, duke i dhuruar bluzën kuqezi me numrin 9 ndërsa po luhet ndeshja Shqipëri-Angli.
Bluza i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me ta, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë.
Gjëja e parë që dua të them përpara ndeshjes është se lutemi për fitore dhe sido të jetë më 25 prill do të fitojë sporti shqiptar”, tha Basha.
Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në zgjedhjet e 25 prillit.
