Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maqedonia e Veriut pranon 24.000 doza të AstraZenecas

21:04 / March 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaksina astrazeneca 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maqedonia e Veriut pranoi 24.000 doza të vaksinave AstraZeneca, që paraqet dërgesën e parë më të madhe të vaksinave kundër COVID-19. Vaksinat janë pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që synon të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjithë botën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, që njëherësh shënon edhe zgjerimin e fushatës së vaksinimit në Maqedoni të Veriut, pasi që deri më tani kryesisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë.

“Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronikë dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, ka deklaruar ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.

Për shkak të mungesës së vaksinave, mijëra qytetarë të shtunën dhe të dielën u janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve serbe për t’u vaksinuar falas, pasi më parë ishin regjistruar në sistemin elektronik serb për imunizim.

Lidhur me dyndjen në kufijtë drejt Serbisë ka reaguar lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski duke akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin me pandeminë.

“Kolonat e automjeteve drejt Serbinë fqinje tregojnë më së miri mjerimin dhe paaftësinë e qeverisë dhe (kryeministrit të Maqedonisë së Veriut) Zoran Zaevit . Kjo gjithashtu tregon se sa njerëzit u besojnë autoriteteve. Shteti ekziston për t’i shërbyer qytetarëve, por vetëm në vendin tonë shteti ekziston për t’u vjedhur nga qeveria. Maqedonia po jeton më keq sesa në vitet e 90-ta. Shikoni njerëzit tuaj, shikoni kolonat e automjeteve, ky është turpi juaj. Kjo nuk do të harrohet, do të ketë përgjegjësi”, ka shkruar në facebook, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

24 mije Maqedonia Veriut pranon vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.