Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Albana Fico: Asnjë problem nga vaksina për qytetarët me alergji

21:09 / March 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albana fico
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico garantoi sigurinë e vaksinës anti-COVID edhe për qytetarët me alergji. Fico deklaroi se deri më tani, nuk ka patur asnjë problem anësor. Sipas saj, shqetësim mund të ketë vetëm në rastet kur qytetarët kanë alergji nga përbërësit e vaksinës.

“Dita e sotme tregoi që në të gjithë këto raste nuk kemi patur asnjë lloj alerti për një situatë problematike nga vaksinimi. Vetëm nëse ka alergji dhe problematika nga komponentët e vaksinës vetë, atëherë nuk bëhet. Por duke qenë se njerëzit po thirren nga mjeku i familjes, që i njeh këto probleme, në përgjithësi në këtë rast nuk kemi problem me alergjitë stinore.”

Sa u takon kategorive të përjashtuara nga vaksinimi, Fico tha se bëhet fjalë vetëm për fëmijët dhe gratë shtatzëna. Ajo foli edhe për nisjen e vaksinimit masiv në Shqipëri, duke deklaruar se dita e sotme është një ditë e madhe.

“Sot është një ditë e madhe sepse pati një ndjesi të një ankthi që ka filluar të zbërthehet. Jemi në fundin e ditës, por nga të dhënat që kam, besoj që targetin ne e kemi realizuar. Ka qenë një proces që filloi njëherazi në të katër qarqet. Kemi filluar masivisht vaksinimin dhe përveç Arenës Kombëtare, kemi edhe qendrat shëndetësore. Planin e vaksinimit kemi thënë që do të fillojmë me moshat +80. Sot filluam masivisht 70-79. Pas këtyre, u vjen radha +60, me sëmundje bashkëshoqëruese. Vaksinimi sot ishte një sukses për të na treguar se mund të shkojmë përtej të pritshmes.”/ Vizion

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.