Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht në Shqipëri! Starti për ti mbushur mendjen qytetarëve ishte më 25 mars 2021 në sheshet kryesore të Tiranës, ndërkohë që vijon dita ditës në qytete dhe zona të ndryshme të vendit.
Përpos premtimeve që kandidatët bëjnë teksa takojnë qytetarët ajo që bie në sy është dhe pamja, si vishen dhe simbolet që përdorin.
Stil, elegancë dhe krijimtari… këto u vunë re në veshjet e disa prej grave shqiptare në politikë mirëpo pas nuk u lanë dhe disa meshkuj që tërhoqën vëmendjen tonë.

















