Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, kolegët socialistë shprehin dhimbjen

09:41 / March 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarja e parakohshme nga jeta e Bashkim Finos ka tronditur mbarë opinionin publik dhe kolegët e tij socialistë, ngushëllimet e të cilëve kanë qenë të shumta në rrjetet sociale.

Pas kryeministrit Edi Rama, kreu i grupit parlamentar socialist ka qenë live në një emision kur ka marr vesh lajmin dhe nuk ka mbajtur dot lotët.

“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj një koleg, një ish-kryeministër, një kontribues i PS, kaq shumë vite, një ndër njerëzit më të dashur”, tha Balla.

Mungesa jote është e pazvendësueshme shprehet minitrja e Jashtme Olta Xhaçka në postimin e saj.

“Ka disa njerëz, disa miq të mirë, që kur ikin lënë pas një boshllëk aq të madh, që nuk zëvendësohen e nuk ua zë dot kurrë dikush tjetër vendin që kishin, sepse ishin të papërsëritshëm. I tillë ishte për mua Baçi, një mik i mirë, simbol i mirësisë e kujdesit për njerëzit, i fjalës dhe i humorit, që do të na mungojë aq shumë. U prehsh në paqe e qofsh i parajsës miku im!
Mungesa jote është e pazëvendësueshme!”, shkruan ajo.

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shkruan në Facebook se “na trondite me ikjen tënde të parakoshme”

“Na trondite me ikjen tënde të parakohshme Bashkim Fino💔 U prehsh në paqe miku ynë i mirë🙏”, shkruan Bushati.

Ish-kryeministri Pandeli Majko e kujton atë si kryeministër të vitit të vështirë 1997, duke theksuar se ai do t’i mungojë të gjithëve. “Bashkim Fino ka ndërruar jetë. Kryeministri socialist i “Pajtimit” të vitit 1997 nuk do jetë midis nesh! Do na mungosh mik! U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes!”, shkruan Majko.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka cilësuar këtë lajm të trishtë duke e quajtur Finon një babaxhan të mirë dhe një socialist të çmuar. “Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij! Prehu në paqe mik i dashur”, shkruan Veliaj.

Deputeti Socialist Damian Gjiknuri thotë se ndarja nga jeta e Finos është një humbje që krijon boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë dhe kolegët e tij.

“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Bashkim Fino. Një humbje e parakohshme që krijon një boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë dhe kolegët! Familja humbi njeriun e vet të dashur, miqtë humbën një burrë fisnik e me vlera të jashtëzakonshme!

Kolegët humbën njeriun e përkushtuar që diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste, atë të trazirave të vitit famëkeq 1997, kur Bashkimi u kthye në simbol shprese si Kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar!”, shkruan Gjiknuri.

Edhe deputetja socialiste Mimi Kodheli ka prekur me fjalët për Finon duke zbuluar një foto të vjetër kur ata të dy kanë qenë shokë fakulteti.

“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!”, shkruan Kodheli.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i ka shprehur ngushëllime familjes. “Sa dhimbje kete mengjes me lajmin e hidhur te vdekjes se mikut tone te mire Bashkim Fino! Ngushellime familjes!”, shkruan Ndreu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.