Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën e sotme në nderim të deputetit Bashkim Fino i cili nuk mundi të fitojë betejën me COVID-19.
Homazhet për Finon do të mbahen në Pallatin e Kongreseve në orën 11.00-16.00 dhe trupi i tij do të prehet në varrezat e Sharrës.
Kolegët socialistë kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të Finos.
