Arjan Sala humbi jetën tragjikisht në zjarrin që përfshiu magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, teksa shpëtoi jetë të tjera.
Ndaj tij Komiteti Qendror i Statutit “Dëshmorët e Atdheut” e shpalli Dëshmor 32-vjeçarin.
Tirananews.al disponon ekskluzivisht dokumentin i cili mban datën 27 mars 2021. Ndërkohë sot në shtëpinë e heroit shkuan për vizitë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

