Ashtu siç bëri të ditur dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, mund të aplikohet në e-Albania për të bërë vaksinimin në një kohë që ka nisur fushata e vaksinimit masiv ndaj COVID-19.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar me detaje procedurën që duhet të ndiqet nga qytetarët për t’u regjistuar për të marrë vaksinën anti-Covid.
“e-Albania ju vjen në ndihmë për t’u regjistruar për vaksinimin”, shkruan kryeministri Rama.
Kujtojmë që prej disa ditësh ka nisur procesi i vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID-19, ku fillimisht po e marrin vaksinën personat mbi 70-vjeç.
