Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmitari i drejtësisë që i arrestoi Çapjat: E kisha shok Gentian Beqirin, më paguan ta vrisja

12:20 / March 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gentian Beqiri majtas dhe babai i tij Nezir Beqiri. Gazeta Si 29 mars 2021
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë shoqëruar dhjetëra herë për krimin e dyfishtë në Elbasan, por përherë ia kanë dalë mbanë të shohin dritën e lirisë.

Por Policia e Elbasanit këmbëngul se tashmë Çapjat, kanë kundër një provë të pakundërshtueshme.

Bëhet me dije se autoritetet në qytetin e Elbasanit kanë kthyer në bashkëpunëtor drejtësie, Elvis Bardhin, i cili më në fund ka folur dhe ka drejtuar gishtin e akuzës drejt të dyshuarve kryesorë si porositësit.

Me statusin e dëshmitarit dhe të të penduarit, Bardhi, një ish-i dënuar nga Gjykata e Kavajës, ka pohuar pranë policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, se ishte shok i ngushtë dhe një ndër njerëzit e paktë të besuar të Gentian Beqirit dhe një ndër të paktit që hynte në shtëpinë e tij, teksa ai ishte nën arrest shtëpiak.

Siç kuptohet në këtë marrëdhënie të ngushtë besimi, Gentian Beqiri ia ka hapur derën mikut të tij dhe ditën kur ai shkoi për ta vrarë nën shoqërinë e Olsi Lekut, një tjetër i dyshuar i ndaluar jashtë vendit.

Burimet e besueshme të GazetaSi.al, tregojnë se si dëshmitari tregon, se gjatë përgatitjeve për ekzekutimin, Leku e tërhoqi në shoqëri Bardhin, derisa e bindi që të takohej me Çapjat.

Aty ata i premtuan shuma të konsiderueshme në rast se ai shkonte si përherë në banesën e Beqirit, nën arrest shtëpie, në shoqërinë e Bardhit për ta vrarë.

“Unë qëllova Gentianin, ndërsa Olsi të atin e Gentianit”, – ka rrëfyer dëshmitari i drejtësisë për krimin e dyfishtë, teksa Gentiani ndodhej nën arrest shtëpie dhe ruhej me policë, pasi dyshohej se kishte vrarë Sokol Çapjan në vitin 2005.

Për krimin e dyfishtë asokohe, ku u vra edhe babai i sëmurë i tij, Nezir Beqiri, u prangosën edhe efektivët e policisë që kishin për detyrë të ruanin Gentian Beqirin, i cili mbahej nën arrest shtëpie, por që u dyshua se kishin shpërdoruar detyrën, sa kohë nuk kishin qenë në detyrë, kur në banesën e viktimave hynë vrasësit e tyre.

Gati një vit më parë, policia arrestoi tre të rinj, me role të ndara për krimin e dyfishtë të ndodhur në Elbasan, ku njëri ndër ta ishte në rolin e vëzhguesit.

Por gjatë procedurave hetimore, secili prej tyre mohoi dhe kundërshtoi rezultatet, derisa njëri prej tyre u bind se duhej të fliste dhe të tregonte se krimi ishte porositur nga Çapjat dhe se ata e kishin takuar për duke i dhënë porosinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.