Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bashkëpunimi me Berishën dhe ndarja me politikën, Erla Mëhilli flet për projektet e reja

18:55 / March 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erla Mëhill
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli teksa analizoi strategjitë e dy partive kryesore në fushatën e 25 prillit, u ndal tek vendimi që ajo ka marrë për t’u shkëputur nga politika aktive.

Ajo tha në Euronews Albania se para tre vitesh kishte marrë vendim për t’u tërhequr nga politika, pikërisht në momentin kur nuk pranoi të kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Herët a vonë, është një gjë që do ndodhte në sensin se nuk ka gjë shumë të çuditshme në këtë mes, me politikën e kisha mbyllur më përpara dhe fakti se unë isha aty nuk do të thotë se unë kisha ndonjë pritshmëri. Se kur e ka mbyllur historinë time me politikën nuk di të ta them ekzaktësisht, por para tre vjetësh unë dhashë dorëheqjen nga kandidimi për Këshillin Kombëtar nga Partia Demokratike dhe  aty e kisha marrë këtë vendim, dhe fakti që u tërhoqa nuk u tërhoqa kot, pra, unë nuk kisha më ndërmend të isha aktive politikisht”, tha Mëhilli.

E njohur si një nga bashkëpunëtorët e ish-kryeministrit Sali Berisha. Mëhilli thotë se në projektin e ri nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga formimi dhe puna që ka bërë deri tani, por do të jetë pjesë e një ambienti ku ndërthuren media, politika dhe komunikimi me publikun.

“Pastaj bashkëpunim mes z. Berisha është diçka tjetër, pra është një marrëdhënie mes meje dhe atij, por që nuk kishte të bënte me pritshmëritë që kisha ndaj politikës. Tani kjo që do bëj tani nuk është se ndryshon shumë nga formimi im  akademik që kam, por edhe nga puna që kamë bërë, jam po në të njëjtin ambient, por në të njëjtin habitat; media, politika, komunikimi me publikun. Por, tani kuadri është më i plotësuar. Ishte një gjë që do ndodhte dhe ndodhi tani se kështu erdhën gjërat”, u shpreh ajo në Euronews.

Mëhilli thekson se nuk do të bëjë punën e analistes politike, ndërsa bëri këtë sqarim:

“Në fakt shumë e kishin keqkuptuar dhe mendonin se unë do bëhem analiste politike, nuk kam ndërmend t’i zë vendin asnjëriu për të bërë analiza politike. Le ta quajmë këtë një fazë tranzicioni, deri sa të realizojmë atë projekt, të cilin kam marrë përsipër të bëj.  Por do kemi kohë të flasim dhe nuk është nevoja ta zbulojmë tani”, u shpreh ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.