olicia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se konflikti kishte nisur mes 4 personave brenda një lokali. Në një moment një prej tyre ka qëlluar me armë dhe është larguar, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.
