Mjeku i njohur epiedimolog, Ilir Alimehmeti, ka dhënë një lajm të mirë rreth efikasitetit të vaksinave, Pfizer dhe Moderna.
Në një njoftim në rjetet sociale, ai shkruan se Vaksinat e autorizuara (Pfizer dhe Moderna) janë efektive për parandalimin e infektimit nga SARS-CoV-2 në kondita të jetës reale.
Ai shkruan më tej se “vaksinimi kundër COVID-19 rekomandohet për të gjithë personat që plotësojnë kriteret (ndryshon sipas shteteve në SHBA).
Postimi i plotë:
Lajm shumë i mirë mbi vaksinat miqtë e mi!
-CDC sapo publikoi për herë të parë rezultatet e fazës së katërt klinike mbi vaksinat Pfizer dhe Moderna!
-Në detaj ata studiuan:
-3.950 individë (kryesisht personel shëndetësor),
-13 javë nën studim (14 dhjetor 2020 – 13 mars 2021).
-477 individë (12.1%) kishin marrë vetëm një dozë vaksinë mARN.
-2.470 individë (62.8%) kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.
-1.003 individë (25.1%) nuk ishin vaksinuar.
-Rezultatet:
-14 ditë pas dozës së parë: efektiviteti = 80%
-14 ditë nga dozës së dytë: efektiviteti = 90%
-Si përfundim, rezultatet e para të një prove të katërt klinike tregojnë se:
-Vaksinat e autorizuara me mARN (Pfizer dhe Moderna) janë efektive për parandalimin e infektimit nga SARS-CoV-2 në kondita të jetës reale.
-Vaksinimi kundër COVID-19 rekomandohet për të gjithë personat që plotësojnë kriteret (ndryshon sipas shteteve në SHBA).
-Mbështetet rekomandimi i CDC-së për t’u vaksinuar me 2 doza të plota vaksine.