Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kandidate e PS në Tiranë, Çomo: Ne mjekët qajmë aty brenda në spital

10:16 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Najada Como 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, shefja e Infektivit Najada Çomo gjatë një takimi me Erjon Veliaj dhe kandidatë të tjerë ka folur ndër të tjera për punën  saj në spitalin Covid.

Çomo tha se është shumë e vështirë për ta momenti kur duhet të telefonojnë familjarët për tu përcjellë lajmin e keq.

“Ne shikojmë vuajtjen e atyre njerëzve brenda dhe bashkohemi me vuajtjen e tyre. Ka pasur anëtarë të familjes që kanë ndërruar jetë në spital dhe është shumë e dhimbshme që ti duhet ti thuash që i kanë humbur. Të duket sikur je e fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Ata nuk e kuptojmë që ne e mbyllin ndonjëherë para kohe që të mos na dëgjojnë që jemi duke lotuar.

Kolegeve tona doktoresha u kanë ndërruar jetë prindi brenda në spital dhe u është dashur të jenë në punë. Infermiere, staf që kanë humbur familjarë dhe duhet të jenë po në punë nesër.

Jam shumë e shkëputur në raportet familjare. E kam gjetur mirëkuptimin të bashkëshortit dhe vajzës. Ato pak orë që shkojmë dëgjojnë telefonin tim. Unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje sepse bisedat e mia janë rreth punës. Nëse do ta bësh mirë një punë është e padiskutueshme që duhet suporti i familjes”, thotë Çomo.

Gjithashtu, ajo ka komentuar edhe akuzat që vijnë nga krahu i opozitës për situatën dhe punën e mjekëve në spital. Sipas saj, fjalët i kanë bërë më të fortë.

Ne bashkë edhe qajmë aty brenda sepse disa gjëra mbeten midis nesh. Si ka mundësi që dikush jashtë kangjella hedh baltë. Unë e kam për të gjithë stafin që punon. Për atë ditë që ti je stërmunduar dëgjon ca lajme që janë të tmerrshme. Në fund të fundit thua unë dua të shpëtoj edhe këtë, edhe këtë, lëre atë të flasë. Fjalët na kanë bërë shumë më të fortë”, thekson Çomo. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.