Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Dhjetë yjet e ekranit dhe skenës që kanë diploma në profesione të ndryshme

14:51 / February 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NatalieEvaMartin 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë persona publik të ekranit dhe të skenës muzikore, krahas profesionit artistik, janë ekonomistë, shkrimtarë, por edhe shkencëtarë.

Më poshtë yjet e njohura me profesione te tjera :

Natalie Portman – psikologe

NataliePortman 2

Aktorja e bukur kishte munguar në premierën e filmit “Star Wars: Episode I – The Phantom Menace” (1999), pasi ishte duke mësuar disa lëndë shkollore. Natalie ne shkollen e mesme ka publikuar dy punime shkencore, ndërsa ështe diplomuar ne Psikologji në Universitetin Harvard.

“Nuk shqetësohem nëse fakulteti ma shkatërron karrierën. Më mirë të jem e mençur, sesa yll filmi”, ka thënë në një prononcimin e saj kohe me pare.

Eva Longoria – kineziologjia

EvaLongoria2 1


Ylli i serialit “Desperate Housewives” ka përfunduar studimet në kineziologji, kjo shkencë studion lëvizjet trupore. Kinesiologjia trajton parimet dinamike fiziologjike, biomekanike dhe psikologjike, dhe mekanizmat e lëvizjes. Longoria i ka perfunduar studimet në Universitetin A&M të Teksasit.

Chris Martin – greqisht dhe latinisht

Chrismartin


Frontmeni i grupit “Coldplay” eshte diplomuar në Universitetin e Londrës në gjuhët greke dhe latine. Atje ka njohur edhe tre anëtarët tjerë, me të cilët më vonë e formoi grupin. Will Champion studionte antropologjinë, Jonny Buckland matematikën, ndërsa Guy Berryman studionte arkitekturën, por më vonë e braktisi fakultetin.

Arnold Schwarzenegger – ekonomi

Arnolschearzennegerr

Ylli i filmave aksion është konsideruar bodibilderi më i mirë në botë. Mirëpo, ai nuk dëshironte që të njihej vetëm për muskujt e tij, por edhe të ishte i shkolluar. Prandaj në vitin 1979 diplomoi në ekonomi në Universitetin Superior në Wisconsin.

Ashton Kutcher – inxhiniering biokimik

AshtonKutcher


Aktori amerikan u bë i njohur për rolet e tij në komeditë romantike. Por, krahas aktrimit, ai e ka studiuar inxhinier biokimik në Universitetin e Iowas në vitin 1995, ndërsa ishte motivuar nga sëmundja e vëllait të tij, pasi dëshironte të zbulojë medikamente për ti mjekuar zemrën.

David Duchovny – letërsia angleze

DavidDuchovny

Aktori amerikan i ka përfunduar studimet e letërsisë angleze në Universitetin Princeton. Aktori ka dashur edhe të behet doktor, por nuk ka arritur ta bëjë kurrë. Ndërkaq, deri më tani ka shkruar tre libra.

Dwayne Johnson – kriminalistikë dhe psikologji

DwayneJohnosnlarge

‘The Rock’ njihet si një prej mundësve më të mëdhenj në histori të WWF/WWE, ndërsa më pas u bë një yll filmi me fame boterore. Megjithatë, pak kush e di se ai ka diplomuar në kriminalistikë dhe psikologji në Universitetin e Miamit në vitin 1995.

Brooke Shields – letërsi franceze

BrookeShields 1

Modelja dhe aktorja e famshme eshte diplomuar për letërsinë franceze në Universitetin Princeton në vitin 1987. Talenti dhe njohuritë e saj i ka shprehur në shkrimin e librave.

Hugh Laurie – antropologji dhe arkeologji

HughLaurie

Para se të bëhej aktor i njohur, Hugh Laurie e ka studiuar arkeologjinë dhe antropologjinë në Cambridge. Perveç kësaj, ka qenë shumë i suksesshëm në kanotazh, aq sa stërvitej deri në tetë orë në ditë në mënyrë që të kualifikohej në lojërat olimpikë, mirëpo të gjitha ëndrrat ia preu ne mes sëmundja e mononukleozës.

Brian May – astrofizika

BrianMay

Kitaristi i grupit legjendar, “Queen”, eshte diplomuar në kolegjin Imperial të Londrës, ndërsa më vonë e ka mbrojtur edhe doktoraturën në astrofizikë.  Burimi Telegrafi

dhjete yjet e ekranit ndryshe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.