Një moment i sikletshëm i ndodhi ish-Ministrës së Arsimit, Lindita Nikollës gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Lezhës.
Nikolla teksa po prezantonte me fjalë të mëdha kandidatin Gentian Malotaj, ky i fundit nuk u ngrit nga karrigia. Kjo bëri që Nikolla t’i thoshte nën zë “Çohu në këmbë”.
