Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studimi për vaksinën kineze të ‘Sinovac’ që po përdoret në Shqipëri

22:20 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sinovac 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

‘Corona Vac’, vaksina e prodhuar nga kompania kineze e Sinovac e cila po përdoret edhe për imunizimin masiv të popullsisë në vendin tonë është përdorur për bluzat e bardha në Turqi dhe ka rezultuar me një efikasitet të lartë.  

Në faqen zyrtare kompania farmaceutike Sinovak, ka publikuar dy prova klinika të fazës së tretë të realizuara me të dhënat e të vaksinuarve në Turqi.

Sipas këtij studimi në total ishin 7,371 pjesëmarrës, prej të cilëve 918 ishin personel të kujdesit shëndetësor. 1,322 pjesëmarrës që përfunduan vaksinimin me dy doza dhe hynë në periudhën e vëzhgimit 14-ditor dhe nga studimi i 29 rasteve shkalla e efikasitetit për parandalimin e COVID-19 ishte 91.25%.  

Sinovac i filloi provat e fazës III për vaksinën e saj ‘Corona Vac’ në korrik të 2020 në katër shtete, në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili. Në Brazil efikasiteti ka rezultuar më i ulët se në vendet e tjera, vetëm 50.4%. Por ekspertët e kanë lidhur këtë gjë me mutacionin që qarkullon në këtë vend. Gjithsesi studimet për këtë vaksinë janë ende të pakta.

Sinovac ka kërkuar miratimin nga rregullatorët e vendeve të tjera për miratimin e vaksinës së saj ‘CoronaVac’ për të siguruar parandalimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19. Aktualisht ky preparat po përdoret në 22 shtete, përfshi dhe Turqinë.

Por ende nuk ka aprovime nga agjencia ndërkombëtare e barnave EMA dhe FD. Në vitin 2009, kompania farmaceutike kineze, Sinovac ishte e para në të gjithë botën që mori miratimin për vaksinën e saj të gripit H1N1, apo siç njihet ndryshe gripi i derrit. Po ashtu, është dhe kompania e vetme furnizuese e vaksinës pandemike të gripit H5N1 në Kinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.