Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FAKSIMILE: Zbulohet dokumenti i vitit 1979, Genc Ruli spiunoi shokun e tij të fëmijërisë, dëshmia në hetuesi: “Ka mendime armiqësore, po planifikon të arratiset”

23:37 / March 30, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ish ministri i ekonomisë Genc Ruli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike është shprehur në fillim të këtij viti që do të kishte një komision për përzgjedhjen e emrave dhe do të vinte në fushatë me një ekip të denjë për të fituar zgjedhjet.

Një nga ata që u mor me listën e kandidatëve të dalë nga Partia Demokratike është z.Genc Rruli.

Duke qenë se PD e ka shfaqur veten si partia e djathtë kryesore e vendit, pritet që në të të ketë individë që i përkasin mendësisë së djathtë dhe atyre që kanë luftuar për të ndërtuar filozofinë e djathtë, të drejtën e pronës, lirinë, familjen, besimin etj.

A është kështu?

Në vitin 1979, Genc Ruli, është thirrur të dëshmojë kundër shokut të tij Gjergji. Sipas dokumentit ekskluziv të siguruar nga DITA, dëshmia është marrë nga hetuesi Dhimitraq Shkodrani.

Genc Ruli në atë kohë ishte student i Ekonomikut. Sipas dëshmisë së tij ai dhe Gjergji kanë qenë shokë fëmijërie.

Genci dëshmon se Gjergji “dikur ka qenë djalë i mirë, por më pas filloi të kritikonte dhe të ankohej, madje se ka pasur pretendime se lodhej, paguhej pak dhe se nuk lejohej të shkruajë, pasi e ndiente veten me talent”.

Po sipas dëshmisë, Ruli i ka folur dhe i ka kërkuar që të reflektojë edhe se ajo që ka hasur në realitetin jashtë Shqipërisë është bolshevizëm.

Ruli, sot demokrat, ka qenë i shqetësuar për pikëpamjet e shokut të tij për kapitalizmin dhe diktaturën.

Frangmente nga dëshmia e Rulit për shokun e tij: 

“Në vitin e tretë të gjimnazit Gjergji filloi të dale nga binarët, shoqëroheshe me nxënës të dobët, me sportistë dhe ia kishte varur plotësisht shkollës. Unë më poshtë do ju pasqyroj pikëpamjet armiqësore të Gjergji _ecit (mungon gërma nistore e mbiemrit) dhe si i kam luftuar unë ato pikëpamje…

…Në vitin 1978 Gjergji filloi punën si magazinier në Ujësjellës. Në fillim e kishte me qejf kurse më vonë filloi të më ankohej duke thënë se lodhem shumë. I kam thënë se ti nuk ke punuar ndonjëherë, prandaj edhe ankohesh kështu.

Ai mua më ka thënë se rrogën që merr punëtori tek ne është e vogël, nuk përballon dot jetesën e tij, kurse punëtori që është jashtë shtetit merr rrogë të madhe. Unë I kam thënë ti mos e nis nga rroga që merr punëtori jashtë shtetit por nisu nga ajo që çfarë nevojash plotëson punëtori me atë rrogë që merr, i kam bërë ekonomi politike duke i thenë se çfarë është paga minimale.

Ai më fliste se punëtorët jashtë shtetit bëjnë qejf dhe marrin shumë pare. I kam thënë se ti mund të kesh parë në televizor punëtorët por ata janë aristokracia e klasës punëtore dhe nuk është klasa reale punëtore. 

Kur unë po lexoja nga Marksi veprat e zgjedhura, Gjergji më ka thënë se Marksi ka thënë “se komunizmi presupozon një zhvillim të lirë dhe të gjithanshme të individit”. Këtë citat të Marksit Gjergji e interpretonte shumë keq.

Po gjithashtu Gjergji më ka thënë se unë jam për një liri veprimi të pa kufizuar, unë ja kam kundërshtuar këtë mendim duke i thënë se liria e individit kondicionohet nga liria e kolektivit. Gjergji kishte mendimin se në vendin tonë ka diktature të fortë dhe nuk duhet që të jete kështu, më thoshte se këtu të fusin në burg për një fjale goje. Une ja kam kundërshtuar mendimin duke i thënë se kjo është diktatura e klasës dhe kjo dikaturë bie mbi pakicën, por megjithatë Gjergji kishte mendimin se këtu ka diktaturë. Gjergji ka patur shoqëri me Valer Dyrzin dhe Mustafa Korçën mua këta nuk më pëlqenin dhe me sa më kujtohet në një rast në vitin1978 në muajin qershor, kur ai kishte marr rrogën më ka qerasur dhe kur kemi bërë xhiro i kam thënë se përse shoqeroheshe me Valer Dyrzin dhe Mustafa Korçën, ata janë njerëz jo të mirë.Mandej Gjergji se ka thënë se: “Unë kam shoqëri me ta. Mustafai dhe Valeri kanë talent dhe ne që të tre kemi biseduar për tu arratisur. Si Muçi ashtu dhe Valeri më kanë propozuar për tu arratisur jashtë shtetit, unë në fillim ju ngurova atyre por më vonë rashë dakord edhe unë që të arratisem me ta, se duke qenë jashtë shtetit do të çaj me talent”.I kam thënë se më vjen keq që ti e ke menduar këtë gjë, të lësh atdheun nuk ka poshtëri më të madhe”.

F39D975D 4CDC 48EC B5BE E3980539B80F
424BAB94 0C50 4A32 9AC6 E36642D4FDCE 1
DD88E1C6 50CC 416A 89A5 570EE67CE6CD
C2AF05FF 2426 4A95 859F CFA15DFB1E1C
E32E6F66 A7D9 4603 A25A 828AA7BF73B5

Genc Ruli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.