Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë se brenda prillit do të vijën dhe 20 mijë doza nga Pfizer, sipas kontratës me këtë kompani.
“Jemi në pritje të vijimit të furnizimit me vaksina. Presim nga kontrata me Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit prill rreth 20 mijë doza ku brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para e më tej deri në datë 19, 20 mijë doza. Ndërkohë që presim që të lëvrohen dhe sipas kalendarit të lëvrimit dhe pjesa tjetër e dozave të blera nga kompania turke dhe gjithashtu do të vijojmë me intensifikimin e të gjithë procesit të vaksinimit. Tashmë puna nuk po ndalet”, tha ajo.
Gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej” ministrja tha se janë bërë deri tani 50 mijë vaksinime.
