Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia shpall planin e rimëkëmbjes. Ja sa vende pune synon të hapë

11:07 / March 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
athine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kapitull i ri për ekonominë e Greqisë. Qeveria greke shpalli këto momente Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes me buxhet 57 miliardë euro. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrat kryesorë të kabinetit qeveritar i drejtohen popullit grek përmes çdo media live në prezantimin e detajuar të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes “Greqi 2.0” 2026 me 170 vepra, projekte dhe reforma të hartuara me përgjegjshmëri për të siguruar qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit e që synojnë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në 7 nivele në 6 vitet e ardhshme, si dhe sigurimin e 200.000 vendeve të reja pune.

Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes “Greqi 2.0” bazohet në katër boshte, në transformimin dixhital të shtetit dhe ekonomisë, rritjen e punësimit dhe mirëqënies sociale, ekonominë e gjelbër dhe shpërthimin e aktivitetit prodhues, me investime të posaçme në fushën e Arsimit, Shëndetësisë etj. Kryeministri grek ka theksuar se ky plan është jo-partiak, përkundrazi, është një plan i gjithanshëm për të nesërmen e vendit, për mbarë Greqinë, që ofron shanse për rindarjen e pasurisë së vendit, duke transformuar sistemin e deritanishëm ekonomik në një modern, të hapur, me tatime motivuese,  punësim por edhe inisiativa e investim nga individët që duhet t’i bashkohen planit, për të ndryshuar nga sot të nesërmen.

Plani Kombëtar për Rimëkëmbje me objektiv të ndryshohet rutina, e përditshmja e popullit grek “nga sot” vjen paralelisht me diskutimet e para nga ministria e Zhvillimit për lehtësimin e masave kufizuese, ndërsa pandemia ka arritur në shifra rekord për vendin. Brenda javës do të bëhet e ditur nëse do të rifillojnë funksionimin me orar të kufizuar disa njësi shitëse, nëse do lejohet qarkullimi nëpër lagje dhe çfarë do bëhet me shkollat. Greqia është në lockdown të ashpër 5 muaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.