Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ARRSH njoftim të rëndësishëm për shoferët: Nga 1 prilli nis asfaltimi i rrugës Kavajë-Rrogozhinë. Ja si devijon trafiku

20:13 / March 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rruga rrogozhine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ARRSH ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe shoferët që do të lëvizin gjatë javës së ardhshme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Punimet do të fillojnë nesër në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në datë 8 prill. Nga punimet do të preket edhe aksi rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Njoftimi i plotë

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR

Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe elementeve të sigurisë rrugore në aksin:

K/DALJE KAVAJË- DEGËZIM BISHTI ZHURIT (RROGOZHINË).

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte, datë 1 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

Punimet konsistojnë në riparime te shtresës asfaltike dhe të elementëve të sigurisë rrugore në segmentin rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 01.04.2021 deri në datë 08.04.2021, kjo edhe në varësi të motit.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.