17 fshatra të njësive administrative Derjan, Rukaj e Macukull në bashkinë e Matit do të furnizohen me ujë të pijshëm pasi prej tre mujsh kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Zallë Gjoçajve. Ishte ëndërr e kahershme e banorëve të këtushëm ndërtimi i kësaj vepre të rëndësishme.
Sot zgjedhësit e fshatrave Derjan, Barbullej, Urxallë, Dukagjin e Gjoçaj pritën në takime elektorale deputeten socialiste Aurora Mara dhe kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malaj.
“Do të votojmë për investimet e nisura në zonën tonë. Do të mbështesim qeverinë dhe kryetarin e bashkisë Agron Malaj që po bëjnë realitet ndërtimin e ujësjellësit të Zallë Gjoçajve. Aurora Mara i meriton votat tona, është vajzë e lindur dhe rritur në Mat, prindërit e saj kanë dhënë kontribut për trevën e Matit”, u shprehën zgjedhësit e Derjanit në Mat.