Ultësira Perëndimore në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Ndërsa në pjesën tjetër të territorit vranësirat do të jenë më të theksuara, por nuk do të sjellin reshje në vend.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 24°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
