Një mobileri në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së të mërkurës.
Të dhënat e para bëjnë të ditur se shkak mund të ketë qenë një kabull elektrik në sahatin e dritave. Gjashtë zjarrfikëse kanëndërhyrë për të shuar zjarrin, nga i cili është shkaktuar një dëm prej 300 milionë lekësh.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 31.03.2021, rreth orës 23:30, në Nikël, Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në mobilerinë e shtetases F. K., e për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
