Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Pas grave dhe vajzave në fasoneri, vaksinojmë punonjësit e hoteleve

14:24 / April 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 8 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, pas vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri do të vaksinohen punonjësit e hoteleve. Lajmin e bëri me dije kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të këtij sektori në Durrës.

Rama u shpreh se ky proces do të nisë nga aty ku ka masë të madhe njerëzish ndërsa zbuloi se marrë informacion nga ministri i Turizmit Blendi Klosi në lidhje me numrin e punonjësve që do t’i nënshtrohen vaksinimit. Rama u shpreh se ky proces do duhet të përfundojë brenda muajit qershor, periudhë kur nis edhe fluksi më i madh turistik.

“Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar.

Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat.  Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.