Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Certifikohen 28 kandidatë që konkurrojnë për hetues në BKH

15:36 / April 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë certifikuar 28 kandidatë që konkurrojnë për në BKH.

Ndërsa, deri tashmë, në garën për hetues të BKH-së, 9 kandidatë janë skualifikuar.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:

28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.

9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë .

Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollësishme do të njoftohen në ditët në vijim në Website-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në ëebsite -in e BKH-së.

Falënderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

BKH certifikohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.