Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetet sociale përshëndet përzgjedhjen e 28 kandidatëve për hetues të BKH-së, duke u shprehur se tashmë do të nisë trajnimi i tyre.
Presim thotë Ambasada, që së shpejti të ketë një thirrje tjetër për hetues të BKH për të forcuar këtë institucion dhe më tej.
REAGIMI I AMBASADES SE SHBA
Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!
