Nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së 2 prillit, kreu i shtetit Ilir Meta bëri thirrje shqiptarëve që të përdorin votën për të mos lejuar më shpopullimin e vendit.
Ai foli pasi u pyet për deklaratën e kryeministrit Rama një ditë më parë që i bëri apel një biznesmeni të merrte punëtor nga Banlgadeshi, India apo Afganistani.
Meta thotë se do të mjaftonte në këtë rast një fshat i Indisë për të shpopulluar gjithë Shqipërinë. Vendi është në situatë kritike shtoi Meta po ne do ia dalim mbanë.
Ai foli dhe për ngjarjen e 2 prillit 1991. “Ajo ditë e 2 prillit e 1991 ku katër djemtë nga më të mirët e Shkodrës dhe të Shqipërisë, jemi këtu për tu angazhuar dhe për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe të dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Shqipëria ende vuan nga kapja e shtetit, nga partia shtet dhe nga zgjedhjet e lira që ka mbajtur peng integrimin në Be. Ndaj është momenti që me 25 prill ne të nisemi për ta future vendin në shinat e kushtetutës. Unë jam I bindur që Shkodra do të jetë në krye të këtij frymëzimi pasi ka qenë frymëzim në kohët më të errëta të vendi tonë.
Ne sot nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve port ë gjithë atyre që në emer të lirisë së fjalës u martinizuar për demokracinë”, tha Meta.
