Mark Marku, kandidati i PD-së për Lezhën do të mungojë disa ditë në fushatë dhe pse 25 prilli është afër. Ai bën të ditur përmes një postimi në Facebook se është infektuar me COVID-19.
Marku thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe është asimptomatik, duke bërë të ditur se ka bërë tamponin tri ditë më parë.
STATUSI NGA MARK MARKU
Të dashur miq!
Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.
Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.
Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.
