Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plas sherri mes partive, PDIU këmbëngul për t’i marrë numëruesit LSI, PD-PS betejë në KAS për fletën e votimit

09:39 / April 3, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afrimi i zgjedhjeve ka thelluar përplasjet politike. Përveç betejës PD-PS, një luftë e ashpër ka nisur edhe mes PDIU dhe LSI. Mes dy partive kanë filluar debate lidhur me numëruesit në qendrat e numërimit. Sherri për numëruesit mes dy partive aleate PDIU dhe LSI ka shkuar në KAS, ndërsa Shpëtim Idrizi kërkon t’i marrë Monika Kryemadhit anëtarin e 4 të numërimit. PDIU pretendon se numëruesi i katërt në grupet e numërimit të votave duhet të ndahej me short me LSI pasi të dyja partitë ishin forca opozitare. Por, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi vendosi që këtë numërues ta marrë LSI. Lidhur me këtë partia PDIU së fundmi ka bërë një ankimim ditën e djeshme për grupet e numërimit. Ndërkohë, në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pak ditë më parë mbi ndarjen e numëruesve në zgjedhjet e 25 prillit ndodhi edhe përplasja mes partive. Partia Socialiste mori dy numërues, ndërsa Partia Demokratike një numërues. Ndërkohë që PDIU kërkoi të zgjidhet me short se kujt i takon i katërti, PDIU apo LSI. PDIU paraqiti projektvendimin për numëruesin e katërt për të cilin, LSI u shpreh se bie ndesh me dispozitat në Kodin Zgjedhor. Përfaqësuesi i LSI tha se PDIU është regjistruar pranë KQZ në koalicion me Partinë Demokratike. Sipas përfaqësuesit të LSI, numëruesi i takon asaj dhe jo partisë që bëri kërkesë. “Pasi vlerësuam përmbajtjen e aktit vlerësuam se bie ndesh me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Nga informacioni zyrtar rezulton që subjekti politik PDIU është regjistruar pranë KQZ si pjesë e një koalicioni zgjedhor me parti udhëheqëse Partinë Demokratike. Rrjedhimisht subjekti politik PD e gëzon numëruesin, por rezulton se PDIU përmbush elementin e interesit të ligjshëm lidhur me numëruesin e votave. Vlerësojmë se numëruesi i katërt i takon LSI”, tha përfaqësuesi i LSI. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PDIU u shpreh se PDIU i përmbush të gjitha kriteret për të hedhur në short përcaktimin e anëtarit të katërt për numërues. Ai tha se nuk është përcaktuar në asnjë rast, detyrime apo pengesa për dhënien e të drejtës që vetë ligji përcakton për numëruesit. “Në mënyrë ligjore është përcaktuar se nga partitë të opozitës parlamentare, PDIU përmbush kriteret për hedhjen me short për të përcaktuar anëtarin e katërt. Marrëveshjet e koalicionit janë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në asnjë rast nuk është përcaktuar se do të kishte detyrime apo pengesa të këtyre forcave për të mos dhënien e të drejtës që jep ligji që është rasti i numëruesve”, u shpreh përfaqësuesi i PDIU.

Beteja mes partive për fletën e votimit

Një tjet?r betejë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve është mes PD dhe PS sa i takon formatit të fletës së votimit. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe relator për ankesën e PS për fletën e votimit është caktuar anëtari Koli Bele. PS është kundër modelit me emrat e kandidatëve pasi e duan me numra, pasi sipas tyre ndërlikon fletën dhe bën konfuz votuesin. Edhe Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën ankimore për fletën. Ndonëse fleta e votimit në përmbajtje është sipas kërkesave të demokratëve, pra me emra, PD tashmë kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal. Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar Ledio Braho. Në vijim pritet që KAS të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesat e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për fletën e votimit. Në fletën e miratuar janë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra. Vendimi është marrë në mbledhjen e së enjtes ku kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri me dije se fleta do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale. Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.