Policia e Bulqizës ka zbardhur dy raste vjedhjes në një subjekt minerar. Dy vëllezër në mesnatën e dy prillit janë arrestuar në flagrancë teksa do vidhnin motorseka në këtë subjekt.
Ndërkohë janë arrestuar dhe dy vëllezër të tjerë pasi në garazhin e shtëpisë së tyre u gjetën këto mjete të vjedhura.
NJOFTIMI I PLOTE
Bulqizë
Vodhën mjete pune në një subjekt minerar, arrestohen në flagrancë nga Policia, 4 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë të autorëve të tyre, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 19 vjeç, dhe E L., 20 vjeç, (vëllezër), banues në Bulqizë, pasi në mesnatën e datës 2 prill, 2021, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur mjete pune ( motorseka) në pronësi të një subjekti minerar.
Në vijim të veprimeve për gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura nga shtetasit e lartëpërmendur, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. M., 25 vjeç, dhe E. M., 29 vjeç, (vëllezër), ku në garazhin e makinës së tyre u gjetën mjetet e punës të vjedhura nga shtetasit e lartëpërmendur.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M., e E. M., për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
