Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, gjatë një tentative grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në orën 04:30 minuta të mëngjesit në zonën e Milanos.
33-vjeçari shqiptar kishte lidhur një litar në tarracë dhe po përpiqej të zbriste për t’u futur në apartamentin e katit të tretë që synonte të vidhte.
Por, fatkeqësisht shqiptari ka rrëshkitur, ka rënë dhe ka marrë plagë të mëdha. Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
