Shqipëria do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Por parashikohet që vranësirat të zhvillohen herë pas here në zonat veriore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore, duke na kujtuar se dimri nuk ka ikur ende.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 2 ballë.
