Kryeministri Edi Rama ka publikuar kurbën e vaksinimit ndaj Covid-19, ku pasqyrohen të dhënat e 7 ditëve të fundit në rajon dhe në Evropë.
Sipas tij, Shqipëria do e fitojë luftën me lidership, organizim, këmbëngulje dhe durim të madh.
Me vaksinimin e pandalur që ka nisur Shqipëria – shkruan Rama – këtë verë do të ketë një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.
Statusi i plotë
Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm
*të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit

