Fenomeni i gropave të çuditshme dhe jo shumë të zakonta vazhdon ende në vendin tonë.
Para pak kohësh u njoftua se një gropë e pazakontë me diametër 10 metër dhe me një thellësi 6 metër ishte hapur në Krongj, pranë Syrit të Kaltër. Një gropë e dytë është krijuar në afërsi të ish-minierës së kripës në Dhrovjan. Shkak është bërë dukuria e fundosjes tektonike, që vazhdon. Burimet zyrtare thonë se gropa e dytë e krijuar për këtë shkak, shtrihet në një siperfaqje rreth 20 m2 dhe me thellësi rreth 4 metra.Dheu duket se ka qenë i butë dhe jo i ngjeshur, i kombinuar edhe me shirat në zonë, kanë shkaktuar gropën e krijuar, që është e mbushur me ujë.
Gropëzimi i dytë gjendet rreth 10 metra në lindje të të parës, e shfaqur më 15 më mars. Procesi i fundosjes që vijon, është edhe një apel që strukturat speciale e përgjegjëse të veprojnë, përpara se të jetë vonë.



