Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë regjistruar këtë të hënë, ku pa dy tërmeteve të mëngjesit, dy të tjerë janë regjistruar në zonën e Tepelenës dhe Himarës.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të shkallës rihter është regjistruar 21 kilometra larg nga Tepelena dhe 109 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit.
Po ashtu, lëkundje po me të njëjtën madhësi, janë regjistruar edhe në Himarë. Sakaq, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë edhe dy lëkundje tërmeti në Tiranë.
Lëkundjet janë shënuar rreth orës 6:00 të mëngjesit.
