Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do të votojmë më 25 prill? Çfarë ndodh nëse zgjedh vetëm kandidatin

11:32 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Celibashi mbledhje 696x567 1 552x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka sqaruar se si do të votohet dhe rastet kur kjo votë quhet e vlefshme.

Ai tha se në çdo qendër votimi do të ketë postera sqarues me emrat e plotë të kandidatëve dhe partive për të orientuar votuesit dhe nga një poster do të ketë dhe në dhomën e fshehtë të votimit.

“Si mund të votoj një zgjedhës në këtë fletë votimi. Tashmë është e qartë që nuk do të jenë emrat në përmbajtje të kësaj flete votimi por numrat tregojnë kandidatët të renditur sipas asaj renditje që i ka sjellë partia politike dhe koalicioni. Votuesi para se të shkojë për të votuar duhet të ketë të qartë numrin e kandidatit apo partisë politike dhe koalicionit që dëshirojnë të zgjedhin. Veçmas kësaj për të ndihmuar votuesin në zgjedhjet e tij në hyrje të qendrës së votimit do vendosim postera të mëdhenj ku tregojnë se çfarë numri ka secili prej kandidatëve i secilës parti politike apo koalicion. Njëkohësisht do vendosim fletëpalosje në çdo dhomë të fshehtësisë. Nëse një prej votuesve do tëkonfuzohet në atë moment dhe nuk kujton numrin e kandidatit që preferon ta konsultojë dhe njëherë informacionin me fletëpalosjen që do jetë te dhoma e fshehtësisë”, tha ai.

Sipas Celibashit vota do të quhet e vlefshme në rastet kur votohet vetëm një kandidat apo vetëm partia dhe jo kandidati. Por përjashtohen rastet e votimit të dy kandidatëve apo dy partive si dhe rastet kur votohet kandidati i njërës parti dhe vota një partie tjetër.

“Një voutes partinë dhe koalcionin dhe një kandidat të kësaj partie apo koalicioni, nuk mund të zgjedhë dy. Nuk mund të zgjedhë një parti, apo një koalicion dhe kandidatit të një partie dhe një koalicioni tjetër. Votuesi ka të drejtë të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicionin, dhe nuk vendos kandidatin fleta e votimit është e vlefshme. Nga ana tjetër është e vlefshme fleta e votimit dhe nëse ti zgjedh vetëm një kandidat dhe pse nuk e ke zgjedhur partinë politike dhe koalicionin. Dhe nëse zgjedh vetëm kandidatin që të pëlqen dhe nuk do ti japësh votën partisë, është e velfshme numërohet si votë për kandidatin, por dhe si votë për partinë politike apo koalicionin të cilit i përket ky kandidat. Nuk mund të zgjedhësh në çdo rast dy kandidat apo dy parti politike dhe dy koalicione”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.