Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar me anë të një postimi në rrejtin social Twitter për zgjedhjet e 25 Prillit që na ndajnë edhe pak ditë.
Ambasadorja shprehet se SHBA mbështet fuqimisht KQZ për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente për të gjithë.
“Sapo pashë konferencën për shtyp të @ICelibashi – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 Prillit. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e @KQZShqiperi për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, me kohë dhe transparente”, shkruan ambasadorja e SHBA-së.
