Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pashkët “tradhtojnë” bosin e mafias italiane, ja si u arrestua

13:31 / April 5, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
090841049 76a21b5d fcf8 41a1 a702 d9cf306ed76f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane ka arrestuar një prej bosëve më të mëdhenj të drogës përtej Adriatikut. Bëhet fjalë për Giuseppe Calvaruso, i cilësuar si kreu i rrethit mafioz “Pagliarelli”, që operonte në zonën e Siçilisë.

Calvaruso, kohët e fundit ishte zhvendosur për të jetuar në Brazil, e ishte kthyer në qytet për pushime. Fatale për bosin e madh të mafias, ka rezultuar dreka e Pashkëve, pasi, sipas mediave, ai është arrestuar teksa ishte me familjen duke festuar.

Gjatë operacionit në provincën e Brevis, policia ka arrestuar, Giovanni Caruso, 50 vjeç, Silvestre Maniscalco, 41 vjeç, Francesco Paolo Bagnasco, 44 vjeç, Giovanni Spanò, 59 vjeç. Urdhër-arrestet u lëshua nga prokurorët Federica La Chioma dhe Dario Scaletta, koordinuar nga zëvendësprokurori Salvatore De Luca nga Drejtoria Anti-Mafia e Palermos.

Për karabinierët, Calvaruso do të bëhej regjent i “rrethit” mafioz pasi dy vjet më parë, shefi i tij Settimo Mineo përfundoi në burg. Calvaruso ishte zhvendosur së fundmi në Brazil, duke u deleguar besnikëve të tij administrimin e punëve të “familjeve” në vartësi të tij, shkruajnë mediat italiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.