Kryeministri Rama ka zhvilluar një telefonatë me koordinatorin të fushatës së PS në Vlorë.
Ai tha se dëshiron të shohë “tërmet” në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Do e bësh tërmet Vlorën, apo jo?”, e pyet kryeministri. “Po, kam qejf që të bëhet fitorja dhe ta them edhe një herë atë fjalë, aty e ka lezetin”, përgjigjet Gjiknuri. “Forca ta bëjmë një tërmet atje”, i thotë Rama.
Fjala “tërmet” e përdorur nga Gjiknuri doli në përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku deputeti socialist komentonte fitoren në zgjedhjet lokale në Dibër, në vitin 2016.
