Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Një sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki’, Rama ‘thumbon’ opozitën nga Korça! ‘Godet’ edhe Salianjin: Për çfarë e doni ‘Babalen’?

18:57 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama pogradec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Korça, kryeministri Edi Rama nuk la pa ‘thumbuar opozitën, ndërsa tha se lista e tyre e kandidatëve për deputetë është “një sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki”.

Sipas Ramës, opozita nuk ka lidhje me urbanizimin dhe se “kudo ku gjejnë shesh bëjnë përshesh”.

Po ashtu Rama ironizioi edhe kandidatin e PD për deputet në Korçë, Ervin Salianjin, ndërsa kujtoi dosjen “Babale”.

“Fleta e votimit nuk është biletë për të shkuar në stadium, por autorizim për interesat e tua, një kontratë pune, se kur të ngjisësh gomarin për të marrë dru, do e shohësh sa ngarkesë mban, nuk merr një gomar blu që të hedh drutë në rrugë, mund të lyesh banjën që të duket vetja si në det kur bën dush, por për hir të ngjyrës të lesh drutë në rrugë? Më mirë se ne për Korçën këta nuk gjejnë dot, aq më tepër tani, se ishte njëri këtu, ai i kërnackave dhe ne të merremi me të. Ai ishte yll bote, tani kanë sjellë atë të Babales, ça do bëni do punësoni njerëz për përgjime, për manipulime videosh? Përmes punës ne mund ta transformojmë këtë vend. Nuk flemë gjumë dhe nuk merremi vetëm me sharje e shpifje dhe të bëjmë si vizionar në fushatë dhe pas kamerave flemë gjumë ku të na zëri këmba. Ata nuk e kanë marrëdhënien me të bukurën si hapësirë bashkëjetese, ata po panë një shesh, duan të bëjnë përshesh. Po panë një hapësirë, duan të ngrenë kioska. Nuk kanë lidhje me urbanizmin, me zhvillimin, kështu janë gatuar dhe nuk ndryshojnë. Çdo parti humb zgjedhjet, por nxjerr mësime. Ne nxjerrim mësime pa qenë nevoja të humbim. Ne kemi këtu një skuadër deputetësh që është reflektim i nevojës për të qenë më pranë pritshmërisë së njerëzve. Ajo e atyre është një sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.