Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Identifikimi elektronik/ Nënkryetarja e KQZ-së tregon si do funksionojë: Rezultati del në kohë rekord, ja si do shmanget vota e dyfishtë

20:05 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zgjedhjet e 25 prillit përpos mbarëvajtjes së procesit, kryefjalë do të jetë edhe votimi elektronik, e cila është sfida e radhës e këtyre zgjedhjeve për KQZ-në. Projekti pilot i identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik do të aplikohet vetëm në njësinë numër 10 në kryeqytet.

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, ka sqaruar paqartësitë që kanë lindur në lidhje me testimin e votimit elektronik. Sipas saj testimi i votimit elektronik do të kryhet javën e dytë të prillit, kur pajisjet të jenë gati.

“Sipas kalendarit pjesë e kontratës, ende nuk kemi mbërritur në fazë të testimit operacional, pra, të atij testimi që kërkohet të kryhet referuar detyrimit në kodin zgjedhor. Kjo pritet të ndodhë javën e dytë të prillit pasi të jetë instaluar softi në 5500 pajisje hard, do të vijohet me testimin operacional në çdo qark sipas detyrimit të Kodit Zgjedhor, 5% të pajisjeve do të përzgjidhen në mënyrë rastësore dhe do të vijohet me testimi për të parë funksionalitetet kryesore dhe përputhshmërinë e këtyre funksionaliteteve dhe specifikave të pajisjes me atë çfarë është angazhim i palës kontraktore”, u shpreh Pelinku për Euronews Albania.

Nënkryetarja e KQZ-së radhiti benefitet që votimi elektronik do të ketë në procesin e zgjedhjeve, siç është ekonomia e kohës, ajo financiare, shmangia e debateve nëpër qendra votimi dhe dalja e rezultateve në kohë rekord.

“Benefitet e teknologjisë në votimin dhe numërimin elektronit dhe zgjedhjen e sistemit që ka bërë KQZ, të shkëputur nga çdo rrjet komunikimi pra për të shmangur ndërhyrjet që do të deformonin rezultatin, e bën të suksesshëm nga pikëpamja e ekonomisë kohore, financiare, e daljes së rezultatit në kohë rekord, e shmangies së debateve dhe diskutimeve. Në një analizë të gjerë, është një teknologji që do të zgjidhte çdo lloj problemi”, tha ajo.

Pelinku theksoi gjithashtu se përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor rrit transparencën e procesit si edhe shmang manipulime të tilla si vota e dyfishtë apo vota familjare.

‘Teknologjia rrit transparencën, shmang manipulime. Lidhur me identifikimin elektronik do të shmanget votimi i shumëfishtë apo vota familjare, apo edhe kur zgjedhësi paraqitet në vendin e gabuar apo për herë të dytë. Do të ketë efekt ndërgjegjësues dhe frenues tek qytetarët”, përfundoi Pelinku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.